Ne mbledhim 100% lesh dele natyral në mënyrë të rregullt nga fermerët tanë, nga i gjithë territori i Shqipërisë. Ne shesim lesh nga delet tona të shëndetshme dhe rezistente, të rritura në malet e vendit tonë.

Ne exportojmë kudo në botë, dhe i ofrojmë ndërmarrjeve prodhuese lesh dele cilësor.

Leshi ynë

Lëkurë e pa dëmtuar dhe e pastër

Delet Shqipëtare janë me trup mesatar. Parazitët si këpushat Lucilia Cuprina pothuajse nuk ekzistojnë. Këto kushte bëjnë të mundur që kafsha të ketë një lëkurë të pa dëmtuar.

Mbarështrim shumë të mirë të kafshëve

Kultivuesit tanë të leshit respektojnë 5 liritë e mirërritjes së kafshëve në përputhje me specifikat e mirëqenies së kafshëve në përputhje me specifikat e kujdesit të leshit të deleve IWTO.

Pa Pesticide

Tufat e Deleve tona rriten në kullota kodrinore-malore të cilat janë të pastërta dhe të pa prekura nga pesticidetet e ndryshme. Kjo garanton që tufat tona të deleve të jenë të pa ekspozuara ndaj pesticideve në çdo kohë.

Blegtori e hapur

Delet Shqiptare rriten në pjesën më të madhe të jetës së tyre në liri të plotë, përgjatë fushave, kodrave  dhe maleve ku ka kullota me bar të njomë e të freskët. Ne i kontrollojmë sa herë është e nevojshme dhe i qethim në periudhën që kanë nevojë ato. Delet Shqiptare jetojnë edhe në kushte të vështira atmosferike, prandaj ato mund të qëndrojnë gjatë gjithë vitit në kullota në natyrë të hapur.

Kultivues të vegjël leshi

Kultivuesit tanë të leshit drejtojnë ferma të vogla dhe familjare, të trashëguara brez pas brezi. Të ardhurat e tyre vijnë nga tregëtia e mishit dhe qumështit të tyre si dhe nënprodukteve të tij.  Madhësia mesatare e tufave të tyre shkon deri në 300 krerë të leshta. Kjo do të thotë, që ata i njohin delet e tyre dhe kujdesen për to shumë mirë.

Racat e Deleve tona

Ruda

ME LESHIN MË REZISTENT TË MALEVE TONA

Kjo racë vjen me pak mister, pasi ekspertët e racës së deleve nuk janë në unison se si u zhvillua kjo racë. Delet Ruda duket se kanë dalë nga disa raca të tjera si grupet Tsigai, Zackel dhe Pramenka.  Ne besojmë se kjo përzierje e shëndetshme është ajo që e ka bërë këtë dele kaq të fortë dhe të përshtatshme për kushtet tona. Kjo është arsyeja pse ne jemi tifozë të deles Ruda.

Ruda është rritur kryesisht për lesh. Ajo është përshtatur mirë me temperaturat e ulëta dhe kullotat malore. Leshi i Rudës është i bardhë ose i përafërt. Ka një diametër mesatar të fibrave prej 33 mikronë dhe një gjatësi mesatare prej 8-10 cm.

Bardoka

DELJA MË POPULLORE ME QIME TË GJATË

Bardoka është një racë popullore në pjesën perëndimore të Ballkanit, në kufi me Detin Adriatik.

Delet Bardoka janë për shumë qëllime, si për qumësht, mish dhe lesh.  Leshi Bardoka është përafërsisht i bardhë dhe ka një diametër mesatar të fibrave prej 43 mikronë dhe një gjatësi mesatare prej 15-20 cm.

Kjo dele mund të përshtatet lehtësisht me një gamë të gjerë të kushteve mjedisore, veçanërisht me temperaturat e ulëta. E vetmja gjë që Bardoka nuk pëlqen është lagështia.

Angazhimi ynë

Ne besojmë se është përgjegjësia jonë të përpiqemi për standardet më të larta të mbarështrimit – për tufat e deleve që sigurojnë leshin, kultivuesit e leshit që punojnë për tufat e deleve të tyre dhe biodiversitetin e tokës.

  • Mirërritje shumë e mirë e kafshëve
  • 100% pa parazitë / këpusha
  • Jetësore për fermerët
  • Pa Pesticide

Ne do të dëgjojmë, mësojmë dhe përmirësohemi vazhdimisht, në mënyrë që të tejkalojmë pritjet e çdo blerësi dhe konsumatori leshi dhe të përpunojmë atë me integritet.

Historia jonë

Në vitin 2019, pesë sipërmarrës të rinj u mblodhën dhe formuan… një kompani të tregtimit të leshit?

Ky është versioni i shkurtër i tregimit tonë, por nëse doni të dini pak më shumë…

Rreth Flock Wool

E themeluar në vitin 2019, Flock Wool Trading Company është një kompani ndërkombëtare e eksportit të leshit me seli në Dalton, Xhorxhia SHBA, me një seli operative në jug të Shqipërisë. Ne sjellim me krenari përpunim të leshit cilësor nga Shqipëria për industrinë e tekstileve, qylimave dhe izolimeve për ambjente te ndryshme.

Pse Shqipëria? Pse leshi?

Shqipëria? Leshi? Disi e habitshme!

Kur u tregojmë miqve dhe familjes tonë për aventurën tonë në Flock Wool, ne shpesh hasemi me vështrime me mosbesim. Pse Shqiperia?  A mos jeni të marrë? Pse leshi? 

Ju duhet të investoni në teknologji ose një aplikacion! 

Epo, kemi filluar Flock Wool sepse është gjëja e duhur për të bërë. Bota ka nevojë për më shumë biznese të qëndrueshme për të gjithë ne, që të kemi një të ardhme sa më të mirë në një planet të shëndetshëm.  Dhe ne mendojmë se industria e leshit do të jetë e nevojshme edhe për disa mijëra vite të tjera, kështu që ka kuptim të përsosur dhe të justifikuar për ne që të investojmë në këtë industri të bukur dhe të kërkuar nga njerëzimi.