Leshi ynë

Lëkurë e pa dëmtuar dhe e pastër

Delet Shqipëtare janë me trup mesatar. Parazitët si këpushat Lucilia Cuprina pothuajse nuk ekzistojnë. Këto kushte bëjnë të mundur që kafsha të ketë një lëkurë të pa dëmtuar.

Mbarështrim shumë të mirë të kafshëve

Kultivuesit tanë të leshit respektojnë 5 liritë e mirërritjes së kafshëve në përputhje me specifikat e mirëqenies së kafshëve në përputhje me specifikat e kujdesit të leshit të deleve IWTO.

Pa Pesticide

Tufat e Deleve tona rriten në kullota kodrinore-malore të cilat janë të pastërta dhe të pa prekura nga pesticidetet e ndryshme. Kjo garanton që tufat tona të deleve të jenë të pa ekspozuara ndaj pesticideve në çdo kohë.

Blegtori e hapur

Delet Shqiptare rriten në pjesën më të madhe të jetës së tyre në liri të plotë, përgjatë fushave, kodrave  dhe maleve ku ka kullota me bar të njomë e të freskët. Ne i kontrollojmë sa herë është e nevojshme dhe i qethim në periudhën që kanë nevojë ato. Delet Shqiptare jetojnë edhe në kushte të vështira atmosferike, prandaj ato mund të qëndrojnë gjatë gjithë vitit në kullota në natyrë të hapur.

Kultivues të vegjël leshi

Kultivuesit tanë të leshit drejtojnë ferma të vogla dhe familjare, të trashëguara brez pas brezi. Të ardhurat e tyre vijnë nga tregëtia e mishit dhe qumështit të tyre si dhe nënprodukteve të tij.  Madhësia mesatare e tufave të tyre shkon deri në 300 krerë të leshta. Kjo do të thotë, që ata i njohin delet e tyre dhe kujdesen për to shumë mirë.

Pse të zgjidhni leshin Shqipëtar

Leshi shqiptar është një çelës i rëndësishëm për zgjidhjet që duhet të zbatojmë në mënyrë që të mbijetojmë si një shoqëri botërore. Me Flock Wool ne mund të sjellim ndryshime në një vend dhe një rajon i cili do të përfitojë jashtëzakonisht shumë, ndërsa gjithashtu do të kontribuojë për një të mirë më të madhe.

Dhentë ndihmojnë për të ushqyer botën

Mishi i deleve dhe qumështi ofrojnë një burim të rëndësishëm të proteinave. Në Shqipëri tufat e deleve kullosin në male të cilat nuk mund të përdoren për asnjë lloj tjetër kafshe ose prodhimi bujqësor. Një proteinë me cilësi të lartë të prodhuar me inputet rigjeneruese, është e rëndësishme për një popullsi në rritje nëpër botë. Mishi i deleve dhe qumështi shiten dhe konsumohen në vend në Shqipëri, të cilat janë të pasura me proteina me një ndikim të ulët mjedisor.

Burime rigjeneruese, biodegraduese, natyrore

Ne jemi duke u mbytur në produkte që nuk kanë asnjë vlerë dhe po mbushin ambjentet tona dhe ndotin mjedisin tonë.  Modeli linear i merr-përpuno-shpërdoro nuk po funksionon më. Ne duhet të rimendojmë se si i prodhojmë mallrat që na nevojiten dhe cilat materiale të përdorim.  Leshi është një fibër rigjeneruese dhe e biodegradueshme. Kjo do të thotë se vjen nga natyra dhe kthehet në natyrë dhe për këtë arsye është ideale për konsum të vazhdueshëm.

Mirëmbajtja e peizazheve

Mbarështrimi i deleve është një mjet i rëndësishëm për menaxhimin e kullotave dhe për mbajtjen e shëndetshme të tyre, ruajtjen e biodiversitetit dhe parandalimin e shkretëtirës. Tokat e shëndetshme thithin më shumë ujë dhe karbon që është e rëndësishme për të parandaluar ndryshimin e klimës.

Komunitete të shëndetshme rurale

Një industri e mirë e përpunimit të leshit mund të sigurojë punë dhe të ardhura të qëndrueshme për komunitetet rurale.  Kjo siguron që familjet shqiptare të mund të qëndrojnë së bashku dhe të vazhdojnë të jetojnë në zonat ku ata janë rrënjosur për breza. Puna e denjë, rritja ekonomike dhe komunitetet e qëndrueshme janë të rëndësishme për shoqëritë që të funksionojnë mirë.

Racat e Deleve tona

Ruda

ME LESHIN MË REZISTENT TË MALEVE TONA

Kjo racë vjen me pak mister, pasi ekspertët e racës së deleve nuk janë në unison se si u zhvillua kjo racë. Delet Ruda duket se kanë dalë nga disa raca të tjera si grupet Tsigai, Zackel dhe Pramenka.  Ne besojmë se kjo përzierje e shëndetshme është ajo që e ka bërë këtë dele kaq të fortë dhe të përshtatshme për kushtet tona. Kjo është arsyeja pse ne jemi tifozë të deles Ruda.

Ruda është rritur kryesisht për lesh. Ajo është përshtatur mirë me temperaturat e ulëta dhe kullotat malore. Leshi i Rudës është i bardhë ose i përafërt. Ka një diametër mesatar të fibrave prej 33 mikronë dhe një gjatësi mesatare prej 8-10 cm.

Bardoka

DELJA MË POPULLORE ME QIME TË GJATË

Bardoka është një racë popullore në pjesën perëndimore të Ballkanit, në kufi me Detin Adriatik.

Delet Bardoka janë për shumë qëllime, si për qumësht, mish dhe lesh.  Leshi Bardoka është përafërsisht i bardhë dhe ka një diametër mesatar të fibrave prej 43 mikronë dhe një gjatësi mesatare prej 15-20 cm.

Kjo dele mund të përshtatet lehtësisht me një gamë të gjerë të kushteve mjedisore, veçanërisht me temperaturat e ulëta. E vetmja gjë që Bardoka nuk pëlqen është lagështia.