Rreth Flock Wool

E themeluar në vitin 2019, Flock Wool Trading Company është një kompani ndërkombëtare e eksportit të leshit me seli në Dalton, Xhorxhia, SHBA, me një seli operative në jug të Shqipërisë. Ekipi ynë është i vendosur në Shqipëri, Gjermani, dhe SH.B.A. në mënyrë që t’u shërbej më mirë klientëve tanë. Leshi ynë është me burim 100% nga Shqipëria.

Ne sjellim me krenari lesh dele me cilësi të lartë nga Shqipëria në industrinë e tekstileve, qylimave dhe izolimeve për ambjente të ndryshme.

Ekipi ynë themelues

EVAN THOMSEN, SHEF EKSEKUTIV I PËRGJITHSHËM

Evan është CEO i Flock Wool dhe është i përkushtuar në ndërtimin e një industrie të fortë, të rregullt dhe të qëndrueshme të leshit në Shqipëri.

Me origjinë nga Iowa, SHBA, Evan dhe gruaja e tij Tyanna kanë jetuar në vende të ndryshme të botës që nga viti 2016.

Në të njëjtën kohë, Evan shërben si CMO i pjesshëm i një prej firmave të shërbimeve financiare me rritjen më të shpejtë në Australi. Përpara Flock, Evan zotëron dhe drejton biznesin e tij të këshillimeve, i specializuar në marketing, dhe këshillim për menaxhimin. Para se të fillonte jetën sipërmarrëse dhe globale, Evan punoi në zhvillimin ndërkombëtar dhe industrinë humanitare, duke fituar përvojë në mbështetjen e projekteve të bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik në dy kontinente. Evan është gjithashtu një veteran i ushtrisë amerikane ku shërbeu për pesë vjet në Divizionin e 82-të Ajror.

Evan ka grada të shumta në fushën e çështjeve ndërkombëtare, sigurisë dhe analizës së konflikteve, dhe ai aktualisht është duke përfunduar masterin e tij nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, Kolegji i Biznesit Carson.

Evan dhe Tyanna shpresojnë që, një ditë të zotërojnë një fermë të vogël dhe disa dele të tyre.

ALBI ALIKAJ, SHEF EKZEKUTIV I OPERACIONEVE

Albi është COO i Flock Wool dhe është i përqëndruar në krijimin e një industrie që do të ketë një ndikim të madh në zonat rurale të Shqipërisë.

Lindur dhe rritur në Sarandë, Shqipëri, Albi ka punuar në një biznes të suksesshëm në administrimin e pronave në rajonin jugor të vendit dhe ka përvojë në operacionet dhe menaxhimin e logjistikës në industrinë e turizmit.  Albi është gjithashtu një anëtar i një rrjeti në rritje të sipërmarrësve dhe drejtuesve në Shqipëri, të cilët janë të motivuar të kontribuojnë në zhvillimin e shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe produktiv të biznesit në vend.

Albi është diplomuar për Inxhinieri Mekatronike nga Universiteti i Tiranës. Ai aktualisht jeton në Sarandë.

ELISABETH VAN DELDEN, SHEFE EKZEKUTIVE E MARKETINGUT

Si Zyrtare Kryesore e marketingut të Flock Wool, Elisabeth është e apasionuar pas komunikimit në lidhje me industrinë shqiptare të deleve dhe leshit.

Përveç përkushtimit të kohës në Flock Wool, Elisabeth punon si një ndërlidhëse e pavarur në fushën e tregëtimit të leshit duke ndihmuar bizneset e kësaj industrie të komunikojnë me sukses ndërmjet tyre.

Midis 2011 dhe 2016 Elisabeth ka qenë Drejtuese e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Tekstileve (IWTO) me qendër në Bruksel, Belgjikë. Bazuar në rrjetin ndërkombëtar të leshit që ajo ishte në gjendje të krijojë gjatë kohës së saj në IWTO, Elisabeth publikoi Wool Academy Podcast. Me më shumë se 100 intervista të ekspertëve të industrisë, podcast është një depo unike e njohurive të produktit të leshit.

Elisabeth ka studiuar Komunikim dhe Marketing të Modës në Berlin dhe Londër dhe punoi për një agjenci PR që mbështeti shitësit me shumicë në Gjermani në fushën e komunikimeve ndërmjet kompanive ndërkombëtare.

Elisabeth jeton me burrin e saj Nico dhe qenin Labrador Cooper në një fshat në qytetin e vogël të Gronau, Gjermani.

FLOGERT GJINI, SHEF EKZEKUTIV I PRODUKTIT

Si CPO tonë, Flogerti është përgjegjës për rruajtjen e cilësisë së produktit tonë dhe ndërtimin e marrëdhënieve me fermerët e Shqipërisë. Si një fermer që ka trashëguar brez pas brezi aktivitetin e familjes, ai është i apasionuar pas rindërtimit të traditës së humbur të tregtimit të leshit në Shqipëri.

Lindur dhe rritur në fshatin Tatzat, Shqipëri, Flogerti ka qenë i përfshirë në industrinë e bujqësisë dhe blegtorisë tërë jetën e tij. Ai është gjithashtu një pronar i suksesshëm i një biznesi të vogël në Sarandë, ku punon me fermerët vendas në tregëtinë e ushqimeve dhe resurseve blegtorale. Ai ka një vizion për të rindërtuar një industri leshi të suksesshme dhe të qëndrueshme në Shqipëri. Me tufën e tij të deleve Ruda dhe Bardoka, ai i kupton sfidat dhe mundësitë që përballen të gjithë fermerët në Shqipëri.

Flogerti ka studiuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

TYANNA THOMSEN, Bashkë themeluese dhe SEKRETARE EKZEKUTIVE E PËRGJITHSHME

Tyanna është bashkëthemeluese dhe sekretare ekzekutive e Flock Wool, dhe është e dashuruar me bukurinë e Shqipërisë dhe mundësinë për të ndihmuar në zhvillimin e një kompanie që mund të sigurojë zhvillim dhe jetesë më të mirë për kaq shumë njerëz.

Me origjinë nga Karolina e Jugut, SHBA, Tyanna ka jetuar nëpër botë me burrin e saj, Evan.

Duke qenë e martuar me Evan për shumë vite, Tyanna është bërë një eksperte për të mbështetur punën e tij dhe atë të ekipit ekzekutiv.

Tyanna ka një diplomë në Shëndetin Publik nga Kolegji i Charleston.